Guardiola drejt largimit?

Futboll

Guardiola drejt largimit?

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:02
Guardiola

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, shpesh herë e ka deklaruar se pasi të përfundojë kontratën me klubin anglez dëshiron të marrë drejtimin e një kombëtareje.

Megjithatë së fundmi tekniku është përmendur se mund të largohet më herët nga “Citizens”, ndonëse ka kontratë deri në 2025-ën.

Në këtë situatë Manchester City është duke vëzhguar me kujdes mundësitë që ka për ta zëvendësuar Guardiolën dhe emri i parë në listën e dëshirave është ai i ish-trajnerit të Spanjës, Luis Enriques.

E ardhmja e Enriques është lidhur me disa skuadra përfshirë këtu Atletico Madrid apo edhe Milanin, megjithatë në rast të një largimi të Guardiolës City-t pritet të hidhet fuqishëm në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat