Një lajm i bujshëm nga Argjentina

Futboll

Një lajm i bujshëm nga Argjentina

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:28
Marselo Bielsa

Në Argjentinë e bëjnë të sigurt, “i çmenduri” merr drejtimin e kombëtares së njohur latine!

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga mediat argjentinase, që bëhet fjalë për trajnerin Marselo Bielsa, i cili është gati për një aventurë të re pasi shkarkua nga Lidsi gati një vit më parë.

“I çmenduri” do të jetë trajneri i ri i Uruguait, siç raporton “TyC Sports”, duke marrë vendin e të larguarit Diego Alonso.

67-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit të 2026, me mundësinë e rinovimit nëse skuadra arrin të kualifikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat