Champions League për femra: Arsenal dhe Barcelona në gjysmëfinale

Futboll

Champions League për femra: Arsenal dhe Barcelona në gjysmëfinale

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:35
Trofeu i Champions League

Ditën e djeshme, në Champions League për femra, janë përcaktuar dy ekipet e para gjysmëfinaliste.

Barcelona u ndesh në shtëpi ndaj Romës, ndeshje të cilën spanjollet e fituan me rezultatin e thellë 5-1.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ku shënuese ishin Rolfo me dy gola dhe Mapi Leon.

Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Oshoala dhe Guijarro. Golin e vetëm nga ekipi italian e shënoi Seturini.

Sfida tjetër e ditës së djeshme ishte ajo mes Arsenalit dhe Bayern Munich, ku anglezet e fituan me rezultatin 2-0.

Të dyja golat u shënuan që në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 20-të nga Leonhardsen Maanum dhe në minutën e 26-të nga Blackstenius.

Sot do të luhen dy sfidat e fundit të çerekfinaleve dhe do të kuptohet më mirë se cilët klube do të marrin biletën për në katër më të mirat.

Ëolfsburg do të ndeshet në shtëpi përballë PSG-së në orën 18:45, ndërsa Chelsea do të presë Lyon në orën 21:00.

Gjysmë finalet do të luhen më datën 22 prill dhe 29 prill ato të kthimit, ndërsa finalja e madhe më 3 qershor në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat