Gjashtë lojtarë fitojnë më shumë se një milion euro në muaj

Futboll

Gjashtë lojtarë fitojnë më shumë se një milion euro në muaj

Më: 30 mars 2023 Në ora: 12:59
PSG

Njëra nga mediat kryesore sportive në botë, francezja ‘Lequipe’ ka publikuar në edicionin e sotëm shifrat e pagave të klubit të futbollit PSG.

Gjashtë persona në klubin parisien fitojnë më shumë se një milion euro në muaj.

Ashtu siç pritej, lojtari më i paguar i PSG-së është Kylian Mbappe.

Futbollisti francez verën e kaluar nënshkroi kontratë të re me klubin dhe tashmë fiton gjashtë milionë euro në muaj.

Pagat e Neymar dhe Lionel Messit janë më të ulëta se paga e Mbappes. Neymar fiton 3,675 milionë euro në muaj, derisa Messi merr 3,375 milionë euro.

Mes futbollistë me mbi një milion euro pagë mujore janë mbrojtësi brazilian Marquinhos (1.2 milionë), Marco Verratti (1.2) dhe Ashraf Hakimi (1.083 milionë euro).

Duhet theksuar se trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është më i paguari në Ligue 1. Ai fiton 665 mijë euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat