Curacao merr fanellën e Lionel Messit: Nuk do ta heq as kur të fle gjumë

Futboll

Curacao merr fanellën e Lionel Messit: Nuk do ta heq as kur të fle gjumë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 13:26
Lionel Messi e Curacao

Argjentina arriti të fitonte ndaj Curacao në shifrat 7-0. Në fundin e takimit, portieri i Curacao ishte njeriu më i lumtur i atyre 90 minutave.

Kjo pasi ai mori fanellën e Lionel Mesit në fundin e takimit.

“Një ëndërr e bërë realitet. Të gjithë janë fansat e Lionel Mesit dhe unë luajta kundër tij.

Pas ndeshjes, Mesi më tha se bëra disa pritje të mira dhe kjo më emocionoi mua.

Unë kurrë nuk do ta heq fanellën e tij, madje as kur të fle gjumë”, tha Room.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat