Barcelona pas Gundoganit

Futboll

Barcelona pas Gundoganit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:29
Gundogan

Gjermani i mesfushës së Manchester City, Ilkay Gundogan tashmë është në fund të kontratës së tij me “qytetarët” e Mançester dhe prej kohësh në media aludimet se një kalim i tij drejt spanjollëve të Barcelona, në merkaton e verës, po shtohen gjithnjë e më shumë.

Pas raportimeve ditën e djeshme se një marrëveshje është arrirë mes gjermanit dhe klubit “katalanas”, sot përfaqësuesi ligjor i lojtar, i cili është dhe xhaxhai i tij, Ihan Gundogan e ka mohuar një lajm të tillë, teksa shtoi se Ilkay është i fokusar vetëm te loja e tij me “qytetarët” dhe te ardhja në jetë e djalit të tij.

“Nuk ka ende marrëveshje me asnjë klub.

Javët e fundit Ilkay është fokusuar vetëm tek Manchester City dhe lindja e djalit të tij.

Tani është në fazën finale e vendimtare të sezonit dhe ai është plotësisht i fokusuar në këtë, nuk e dimë se ku do të luajë”,- është shprehur në fjalët e tij, xhaxhai i lojtarit e tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë destinacioni i ri i Gundogan pas merkatos së verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat