Mount gjithnjë e më larg Chelseat

Futboll

Mount gjithnjë e më larg Chelseat

Më: 30 mars 2023 Në ora: 21:51
Mount

Çdo ditë që kalon duket se Mason Mount është gjithnjë e më larg Londrës.

Mesfushori është në bisedime me Chelsea për rinovimin e kontratës dhe në rast se palët nuk do të arrijnë marrëveshjen, ekipi është i gatshëm ta shesë që në këtë sezon veror të merkatos.

Klubi që interesohet më së shumti për të marrë shërbimet e Mount, është Liverpool.

Klubit dhe trajnerit Klopp e shohin si një element të rëndësishëm i cili mund t’u përshtatet skemave të “The Reds”.

Çmimi që londinezët kanë vendosur për fantazistin anglez është 70 milionë paund megjithatë shifra mund të ulet në rast lojtari insiston të largohet nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat