Messi pritet të qëndrojë te PSG edhe sezonin e ardhshëm

Futboll

Messi pritet të qëndrojë te PSG edhe sezonin e ardhshëm

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:07
Lionel Messi

Ylli argjentinas Lionel Messi duket se ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain edhe sezonin e ardhshëm. 

Këtë ai ua ka bërë të ditur në mirëbesim bashkëlojtarëve nga kombëtarja e Argjentinës në ndeshjet miqësore që “Gauchosët” zhvilluan këtë muaj.

Kohët e fundit u intensifikuan zërat për rikthimin e tij në “Camp Nou”, por pyetja e madhe është nëse Barcelona do të arrijë të gjejë financat për një lëvizje kaq të madhe.

Duke e parë po thuajse të pamundshme rikthimin te Barça, Messi po mendon seriozisht të qëndrojë edhe një sezon te PSG, për të shkuar më pas në SHBA, ku do t'i bashkohej David Beckhamit në projektin e Inter Miamit. Klubi nga liga amerikane MLS i ofron aksione yllit argjentinas, vetëm nëse vesh fanellën e Inter Miamit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat