Xavi: Rikthimi i Messit? Shpresoj ta shoh sërish te Barça

Futboll

Xavi: Rikthimi i Messit? Shpresoj ta shoh sërish te Barça

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:14
Xavi e Messi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është pyetur në konferencën e sotme për media rreth rikthimit të mundshëm të yllit argjentinas, Lionel Messi në “Camp Nou”.

Ai ka thënë se tani nuk është koha për të folur për këtë çështje, ndonëse nuk e ka fshehur faktin se mban kontakte me argjentinasin dhe se do të dëshironte ta kishte në skuadër.

"Mendoj se nuk është koha për të folur për kthimin e Leos.

Ne jemi miq dhe flas shpesh me të, por nuk është koha të flasim. As për të mirën e Leos dhe as për të mirën e klubit.

Është një temë me të cilën po merremi.

Kam shumë miqësi me të, por nga këtu e deri te rikthimi i tij është një botë e tërë”, ka shpjeguar Xavi.

Xavi tutje ka folur në superlativë për yllin argjentinas, teksa ka shprehur shpresën që ta shohë sërish në Barcelonë.

"Shpresoj se mund ta shoh Leon përsëri te Barça në çfarëdo mënyre që të jetë. Do të isha i pari që do të më bënte të lumtur për rikthimin e tij.

Është klubi i jetës së tij, ai është lojtari më i mirë në histori, por nuk është koha të flasim për këtë. Jemi një muaj larg nga të qenit në gjendje të fitojmë dy tituj. Nuk duhet të flasim për nënshkrimet e mundshme apo për Messin, ne duhet të fokusohemi te Elche, Real Madrid dhe gjithçka që vjen", ka shtuar Xavi.

Trajneri katalanast tutje e ka bërë të qartë se nuk ka bërë asgjë sa i përket rikthimit të kampionit të botës dhe se është në dorën e argjentinasit.

“Nuk varet nga unë, varet nga Messi , nga lumturia e tij, nëse ai dëshiron të kthehet dhe nëse e ka këtë vullnet...

Unë kam një marrëdhënie miqësie dhe besimi me të dhe, nëse ai merr vendimin për t'u kthyer, do të jam shumë i lumtur. Gjithsesi nuk ka asgjë për momentin. Ne po i bëjmë një dëm Leos dhe klubit. Kjo do të varet nga shumë faktorë”, ka theksuar Xavi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat