Çfarë do të ndodhë me Mbappen, Neymarin dhe Messin?

Futboll

Çfarë do të ndodhë me Mbappen, Neymarin dhe Messin?

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:14
Mbappe, Neymari dhe Messi

Drejtuesit e PSG-së mund të përmbysin gjithçka, me shitjen e disa prej lojtarëve kryesorë të saj.

Drejtuesit e klubit parisien kanë vendosur: treshja e Mbappe, Neymar dhe Messi do të dëmtonte skuadrën.

Sipas L’Equipe, karakteristikat e tre lojtarëve nuk përzihen siç duhet dhe për këtë arsye çojnë në një çekuilibër.

PSG përfundimisht dëshiron të mbajë Mbappe, dhe Neymar gjithashtu nuk dëshiron të largohet nga Parisi.

Konkluzioni më i dukshëm është pra ndarja e mundshme me Leo Messi-n, dyshimet e të cilit për rinovimin e kontratës vazhdojnë ta shqetësojnë dhe e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

Mbappe dhe Neymar janë ende të lidhur me PSG-në me kontrata afatgjata, ndërsa për argjentinasin situata është ndryshe.

Klubi ka propozuar një rinovim, por Messi duket i orientuar drejt rikthimit te Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat