Francezët gati të ofrojnë dy yje

Futboll

Francezët gati të ofrojnë dy yje

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:59
Victor Osimhen

Performanca e Victor Osimhen në fushën e lojës flet vetë. Golat e tij me fanellën e Napolit justifikojnë mjaftueshëm çmimin e kartonit të tij.

Luis Campos, drejtori i PSG-së që solli Osimhen në Lille në vitin 2019, do të donte ta merrte atë në Paris merkaton e verës.

Sipas “RMC Sport”, ka pasur disa takime javët e fundit me agjentin e lojtari, i cili thuhet se është i hapur për destinacionin francez.

Problemi i PSG-së do të ishte të bindë Napolin, me De Laurentiis i cili nuk ka ndërmend ta ulë çmimin e tij nën 100 milionë euro.

Kështu, për të ulur çmimin e kartonit të nigerianit, Campos do të përpiqet të ofrojë para plus kartonin e Leandro Paredes dhe Mauro Icardit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat