Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Aston Villas

Futboll

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Aston Villas

Më: 1 prill 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja përmbyllëse e programit të sotëm në Premier Ligë, ku skuadra e Chelseat e pret në “Stamford Bridge” Aston Villan e Unai Emeryt.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea barazoi 2:2 me Evertonin, kurse Aston Villa e mposhti 3:0 Bournemouthin.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e 10 në tabelë me 38 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Aston Villa në vendin e 11.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Azpilicueta, Broja, Silva, Aubameyang, Fofana, Mendy, Sterling, kurse te Aston Villa mungojnë Cash, Coutinho dhe Steer.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Loftus-Cheek, Koulibaly, Cucurella; Fernandez, Kovacic, Chilwell, James; Felix, Mudryk, Havertz

Aston Villa (4-5-1): Martinez; Konsa, Mings, Moreno, Young; Luiz, McGinn, Buendia, Ramsey, Kamara; Watkins

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat