Allegri tërbohet keq

Futboll

Allegri tërbohet keq

Më: 2 prill 2023 Në ora: 00:14
Allegri

Juventusi mposhti me rezultatin 1:0 Veronën mbrëmjen e djeshme, por ky sukses duket se nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri Alegri, i cili u pa i xhindosur në momentet e fundit të sfidës, duke braktisur stolin në shenjë proteste para përfundimit të takimit.

Edhe pse bardhezinjtë tashmë janë vetëm 4 pikë larg nga zona Champions, Alegri ka mbetur i zhgënjyer nga loja e të tijve.

Alllegri u largua drejt dhomave të zhveshjes, pak çaste përpara fundit të ndeshjes dhe gjestet e tij tregonin dukshëm se kreu i pankinës së Juventusit ishte i tërbuar me skuadrën e tij.

Vlen të theksohet fakti se goli i fitores në këtë duel u shënua nga sulmues Ken në minutën e 55-të.

Me shumë gjasa trajneri Alegri ishte në pritje të golit të dytë që do të sillte qetësinë, por gjithsesi në fund duket se objektivi u arrit dhe Juventusi arriti të arkivonte 3 pikë mjaft të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat