Benzema nuk ka humbur kohë

Futboll

Benzema nuk ka humbur kohë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:17
Benzema

Karim Benzema nuk ka humbur kohë në këtë periudhë pauze të kampionateve për shkak të angazhimit të skuadrave përfaqësuese. Ai ka qëndruar në Madrid, dhe ka punuar shumë në këtë kohë për të arritur kondicionin më të mirë fizik për pjesën vendimtare të sezonit.

Në këtë fazë finale të sezonit ku luhet gjithçka, Reali i Madridit ka nevojë për Benzemanë më të mirë dhe aq më tepër ndaj një skuadre që ndodhet në një situatë jo fort të favorshme, veçanërisht në kompeticionet në Spanjë. Reali ndodhet 12 pikë pas Barcelonës në La Liga.

Ndërsa duhet të rikuperojë humbjen 0-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit. Si për të treguar se është gati për sprintin final, Benzema ka postuar të premten në mbrëmje një imazh në rrjetet e tij me një kostum special stërvitor dhe me mesazhin e forcës.

Bëhet fjalë për një jelek të personalizuar, që me anë të impulseve elektrike shkakton kontraktime muskulare dhe si pasojë një efekt të ngjashëm me atë që do të merreshin në një seancë ushtrimesh intensive.

Benzema ka qenë kyç këtë sezon, por jo gjithmonë ka qenë në dispozicion të trajnerit.

Pa shkuar më tej, ai humbi ndeshjen e Espanjolit për shkak të një goditjeje në kyçin e këmbës, por ai nuk ishte aty tri ditë më parë kundër Osasunës dhe pesë të tjera pas, kundër Majorkës.

Këtu duhen shtuar edhe shtatë ndeshje të tjera në La Liga, kështu që janë gjithsej dhjetë takime në kampionati nga 26 janë të luajtura deri më tani. Kjo mungesë vazhdimësie ka ndikuar tek ai dhe tani ky pushim i ka shërbyer për të rimbushur bateritë në përpjekje për të përsëritur pjesën e fundit të fundit të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat