Marotta: Lukaku e do Interin

Futboll

Marotta: Lukaku e do Interin

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:27
Lukaku

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se klubi është i hapur për një marrëveshje të re për transferimin e Romelu Lukakut.

Ai është i huazuar te Interi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, ku pastaj duhet të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Lukaku ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Guiseppe Meazza”, pasi u pendua për rikthimin e tij te “Blutë” në vitin 2021.

Drejtori te klubi italian, Beppe Marotta, u shpreh i hapur për të mbajtur sulmuesin belg.

“Kur bëhet fjalë për dashurinë e tij për fanellën e Interit, mund të them se është 10 nga 10.

Ai do të kthehet në Chelsea pas huazimit dhe pastaj të gjithë së bashku do të vendosim”, tha fillimisht ai.

“Është e herët ta diskutojmë tani. Shpresoj se paraqitjet e tij të ardhshme do të jenë të mira”, shtoi Marotta.

29-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat