Presidenti i Bayernit tregon gabimin e Nagelsmann

Futboll

Presidenti i Bayernit tregon gabimin e Nagelsmann

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:46
Uli Hoeness

Julian Nagelsmann u shkarkua para disa ditëve nga drejtuesit e Bayern Munich.

Tekniku gjerman nuk kishte një marrëdhënie optimale me një pjesë të senatorëve, edhe pse në klubin bavarez i mëshuan idesë se shkarkimi erdhi si pasojë e rezultateve në Bundesliga.

Së fundmi, rreth vendimit për të ndarë rrugët me Nagelsman është shprehur edhe presidenti i nderit tek Bayern Munich, Uli Hoeness.

Ky i fundit shprehet se Nagelsmann nuk do të duhej të shkonte për ski pas humbjes së skuadrës ndaj Bayer Leverkusen.

“Nagelsmann nuk duhej të largohej pas disfatës me Bayer Leverkusen.

Si mund të ikësh për ski pas një disfate.

Ndoshta po të qëndronte në Munich, palët do të kishin pasur mundësi për t’u sqaruar dhe nuk e dimë si do të kishin rrjedhur situatat.

Pse nuk e ndaloi askush nga drejtuesit Nagelsmann?

Po sepse askush nuk e dinte, një trajner nuk ka nevojë të marrë leje në klub për të ikur me pushime”, u shpreh 71-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat