Napoli - MIlani, cili është favorit të dielën?

Futboll

Napoli - MIlani, cili është favorit të dielën?

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:00
Alesandro Kostakurta

Me 25 vite përvojë në futbollin e luajtur, Alesandro Kostakurta duket njeriu i duhur për të analizuar Napoli – Milan, e programuar për t’u luajtur të dielën në orën 20:45. 

Që nga stoli e deri te lojtarët, ish-mbrojtësi nuk ka kursyer të skanojë kampionët në fuqi dhe ata që do të jenë të tillë pas disa javësh.

Cili është favorit të dielën?

"Napoli, por edhe në kohën time nuk e kishim të lehtë kur luanim në fushën e tyre.

Zhgënjimet nuk kanë munguar edhe asokohe, por çdo ndeshje është histori më vete dhe Milani ka treguar se di të përgjigjet kur momenti ka rëndësi të veçantë", thotë Kostakurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat