Një lëvizje taktike fantastike nga Xavi

Futboll

Një lëvizje taktike fantastike nga Xavi

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:07
Xavi

Mbrëmë, Barcelona e mposhti Elçen jashtë shtëpisë me shifrat 0-4 në javën e 27-të të La Ligës dhe arriti deri në 15 pikë përpara Real Madridit.

Në ndeshjen kundër Elçes, Xavi përdori qendërmbrojtësin Eric Garcia si mesfushor.

Trajneri i Barcelonës shpjegoi se si u mor ky vendim.

“Sinqerisht, ishte ideja e Jordi Cruyff me Eric Garcia. Ai më ka thënë këtë që nga viti i kaluar.

Ne menduam, folëm me stafin. Ai pati një lojë të mrekullueshme dhe mendoj se mund të kemi një mesfushor të madh te Eric Garcia”, tha Xavi.

“Jam i lumtur.

Të krijosh një ekip do të thotë që lojtarët që nuk kanë luajtur shumë gjatë sezonit të luajnë në një nivel të lartë.

Ky është një ekip.

Një hap shumë i rëndësishëm. Kjo fitore është e mirë dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. ”, shtoi trajneri katalanas.

“Sergi Roberto është një lojtar i veçantë, Eric është përshtatur me vendimin, Frenkie mund të luajë si portier. Është e rëndësishme të kemi lojtarë të gjithanshëm”, përfundoi Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat