Një tjetër kuqezi që kthehet në fushë

Futboll

Një tjetër kuqezi që kthehet në fushë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:45
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ishte mungesa e madhe e Kombëtares kuqezi në ndeshjen ndaj Polonisë.

Mbrojtësi i cili në teori vlerësohet si nëj nga të paprekshmit e rreshtimit të ri të Silvinjos, nuk ia doli të rikuperohej në kohë për këtë sfidë, pas një dëmtimi që pësoi pak javë më parë.

Por kthimi i tij në fushën e lojës duket se do të jetë i shpejtë dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Atalantës, Xhanpiero Gasperini, pas përfundimit të ndeshjes së të shtunës në Serinë A ndaj Kremonezes ku lojtari nuk ishte i grumbulluar.

“Gjimshiti duhet të kthehet me grupin të hënën ose të martën”, konfirmoi ai, duke bërë të qartë se shpejt lojtari do të kishte mundësinë që të bënte kthimin e tij në fushën e lojës ku ka qenë një emër fiks edhe në rreshtimin e skuadrës bergamaske e cila lufton për një vend në Ligën e Kampioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat