Drita dhe Drenica kërkojnë të rikthehen te fitoret, formacionet zyrtare

Futboll

Drita dhe Drenica kërkojnë të rikthehen te fitoret, formacionet zyrtare

Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:27
FC Drita, formacioni

Drita është nikoqire e Drenicës në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit tonë.

Janë dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta, me vendasit që kërkojnë titullin dhe mysafirët shmangien  nga Superliga.

Drita kërkon të rikthehet te fitoret në kampionat pas barazimit me Malishevën dhe përballë do ta ketë skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën.

Gjilanasit kërkojnë tre pikët për tu rikthyer në krye të kampionatit, nga ana tjetër Drenica është në gjendje të rëndë dhe në rast se nuk merr pikë në Gjilan do t’i vështirësohen edhe më shumë gjasat për shpëtim.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Limani, Vitija, Ovouka, Broja, Baftiu, Jashari, Selmani, Ajzeraj, Simonovski.

Drenica: Gjoka, Kuka, Veliqi, Hussein, Bejta, Thaqi, Dervishaj, Da Silva, Bintsouka, Zeka, Yudi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat