Edon Zhegrova fantastik, shënon dy gola për 2 minuta

Futboll

Edon Zhegrova fantastik, shënon dy gola për 2 minuta

Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:11
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova ka regjistruar një paraqitje fantastike sot për skuadrën e Lille.

Reprezentuesi i Kosovës ia siguroi fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lorient, të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.

Zhegrova hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82-të dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat