Shkëndija gjunjëzon ekipin maqedon  

Futboll

Shkëndija gjunjëzon ekipin maqedon  

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:48
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka vazhduar me rezultate të mira në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 2:0 ndaj Pobedës së Prilepit, në takimin e javës së 25-të.

Tetovarët morën tre pikë dhe e mbajnë hapin për kreun tabelës.

Golat i realizuan: Rexhepi (29' e Shala (68').

Shkëndija renditet në vend të dytë me 44 pikë, ka pesë me pak se lideri Struga Trim Lum dhe Pobeda është në të 11-tin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat