Allegri vetëkritik

Futboll

Allegri vetëkritik

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:25
Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka reaguar pas ndeshjes së Serisë A mes Juventusit dhe Hellas Verona, ku skuadra që e drejton ai ka fituar minimalisht.

Trajneri i Juventusit është shprehur i pakënaqur.

"Ne nuk luajtëm shumë mirë", ka thënë Allegri. 

"Ne mund të kishim bërë më mirë pasi të kishim marrë epërsinë dhe të dyfishonim avantazhin tonë, pa u dhënë atyre një shans për t'u afruar me zonën tonë.

Është diçka që duhet ta përmirësojmë". 

Pas fitores Juventus gjendet në vendin e shtatë me dyzet e katër pikë, po sikur Juves të mos i heqeshin pikët, atëherë do të gjendjes në pozitën e dytë me pesëdhjetë e nëntë pikë.

Seria A kryesohet nga Napoli me shtatëdhjetë e një pikë, ndërsa Juventusi po përpiqet që të ngjitet në një nga pozitat që bën të luhet në garat e kupave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat