Hysaj me Lazion fitojnë në konak të Monzës 

Futboll

Hysaj me Lazion fitojnë në konak të Monzës 

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:32
Pedro

Skuadra e Lazios e ka mposhtur me rezultat 2:0 Monzën, në kuadër të javës së 28-të të Serie A.

Skuadra nga Roma ka importuar tre pikë të mëdha dhe përforcojnë vendin e dytë në tabelë.

Lazio ka pesë pikë më shumë se Interi, shtatë se Milani dhe Atalanta e tetë më shumë se Roma. 

Milani dhe Roma do t'i zhvillojnë ndeshjet e tyre sonte kundër Napolit përkatësisht nesër ndaj Sampdorias.

Golat i realizuan Pedro (13’) e Milinkoviq – Saviq (56’).

Shqiptari Elseid Hysaj u paraqit titullar për Lazion.

Lazio renditet në vend të dytë me 55 pikë dhe Monza është në të 13-tin me 34.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat