Deçiqi po specializohet për barazime

Futboll

Deçiqi po specializohet për barazime

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:38
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare po çudit të gjithë me barazime në katër javët e fundit.

Në katër ndeshjet e fundit ka po aq barazime në kampionatin malazez. 

Së fundi ka barazuar me rezultat 1:1 me Jezero-n.

Fat i madh për tuzjanët, pasi që tre minuta pa përfunduar takimi barazuan me golin e Pjetër Ljulgjurajt, ndërsa për mysafirët ka shënuar Balsha Toshkoviq në minutën e 69-të.

Deçiqi renditet në vend të pestë me 35 pikë dhe Jezero është në të tetin me 29 sosh pas 27 jave. 

Deçiqi deri me tash ka 8 fitore, 11 barazime e 8 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat