Napoli - Milan, statistikat flasin për kuq e zinjtë

Futboll

Napoli - Milan, statistikat flasin për kuq e zinjtë

Më: 2 prill 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Sonte zhvillohet derbi i javës në Serie A, kampionatin italian të futbollit në mes të Napolit dhe Milanit në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli.

Napolitanët janë larg në pozitën e parë me 71 pikë nga 27 ndeshje, 16 pikë më shumë se Lazio që është në vendin e dytë.

Nëse i referohemi përballjeve direkte mes këtyre dy skuadrave, atëherë Napoli e Milan janë takuar 159 herë në të gjithat garat.

Milan ka 62 fitore, Napoli 47 ndërsa janë edhe 50 barazime.

Edhe në shënim të golave kuq e zinjtë janë më mirë me 226 gola të shënuar, kurse napolitanët kanë 179.

Osimhen dhe Kvaratskhelia janë në top formë te Napoli, kurse Leao e Giroud te Milani.

Për shkak të një lëndimi, Osimhen nuk do të luaj.

Napoli – Milan zhvillohet këtë të diel nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat