Lionel Messit i luten që për hir të futbollit të kthehet në Barcelonë

Futboll

Lionel Messit i luten që për hir të futbollit të kthehet në Barcelonë

Më: 3 prill 2023 Në ora: 15:44
Lionel Messi

Thierry Henry ka thënë se Lionel Messi duhet të rikthehet në Barcelonë për hir të futbollit, pasi argjentinasi u fishkëllye sërish nga tifozët e klubit të vet Paris Saint-Germain.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u fishkëllye nga tifozët para ndeshjes së PSG-së kundër Lyonit të dielën. Pyetjet vazhdojnë të shtrohen se sa e përkushtuar është ikona argjentinase ndaj kauzës kolektive në Parkun e Princave, me kontratën e tij që po shkon drejt skadimit.

Është përfolur për një kthim të Messit në Camp Nou gjatë kësaj vere, me bisedimet joformale që tashmë janë hapur edhe nga ish-bashkëlojtari i tij Henry që beson se një periudhë e dytë ne Katalonjë do të kishte kuptim të përsosur për më të mirin e të gjitha kohërave.

Henry ishte bashkëlojtar i Messit mes viteve 2007 dhe 2010 dhe beson se është e turpshme ta fishkëllesh atë.

“Është e turpshme të dëgjosh fishkëllima nga Parc des Prince. S’mund të fishkëllesh një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, që ka shënuar 13 gola dhe 13 asiste këtë sezon. Personalisht do të doja që ai të përfundonte karrierën e vet në Barcelonë, në Evropë. Pas asaj nuk e di se çfarë do të bëjë. Mënyra se si u largua nga Barcelona pas gjithë asaj që ka bërë, nuk më pëlqeu. Për hir të dashurisë për futboll ai duhet të rikthehet në Barcelonë”, tha Henry në një konferencë të Amazonit të hënën.

Messi u detyrua t’i jepte lamtumirën Barçës si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’ia vazhdonte kontratën për shkak të telasheve financiare.

Barcelona është duke bërë përpjekje për të gjetur rrugëzgjidhje financiare këtë verë për ta kthyer ikonën e klubit në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat