Kane: Conte u tregua emocional!

Futboll

Kane: Conte u tregua emocional!

Më: 4 prill 2023 Në ora: 11:01
Kane

Antonio Conte e mbylli aventurën me Tottenham pa mundur të rikthente klubin tek titujt që ishte edhe objektivi kryesor i drejtuesve anglezë.

Tekniku italian e nisi mirë sezonin me Spurs-at, por me kalimin e ndeshjeve hasi vështirësi për të marrë rezultatet duke u limituar vetëm në garën për vendin e katërt në Premier League.

Ishin të shpeshta rastet kur Conte kritikonte hapur skuadrën për mentalitetin në fushë duke shtuar edhe më shumë presionin. Pikërisht, deklaratat e 53-vjeçarit ishin një tjetër arsye pse italiani përfundoi i shkarkuar.

Së fundmi Harry Kane, kapiteni i Tottenham e pranon se Conte ishte shumë emocional sidomos në reagimin e tij pas barazimit 3-3 me Southampton ku tekniku i quajti lojtarët e tij egoist.

“Conte kishte mendimet e tij në lidhje me situatën te Tottenham dhe tregohej shpesh emocional.

Këtë e shfaqi më së miri pas ndeshjes me Southampton, u zhgënjye shumë pas asaj sfide.

Por, nuk dua të përfshihem dhe të flas më shumë, tani skuadra është e fokusuar për të prekur vendin e katërt.

Nuk duhet të merremi me të kaluarën, duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës dhe për të marrë më të mirën”, u shpreh Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat