Ancelotti paralajmëron Barcelonën: Nesër është radha jonë që të fitojmë

Futboll

Ancelotti paralajmëron Barcelonën: Nesër është radha jonë që të fitojmë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:09
Carlo Ancelottii

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të “El Clasico” kundër Barcelonës, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, trajneri i Real Madrid ka komentuar për këtë supersfidë.

“Ideja është të mos çmendesh për të shënuar një gol. Ideja është të luash një ndeshje të plotë me dhe pa top.

Do të çmendemi vetëm nëse mund të shënosh një gol në minutën e pestë dhe më pas të pësosh dy.

Përballja me Xavin?

Është shumë e vështirë të bësh krahasime individuale mes trajnerëve.

Nesër është radha jonë për të fituar”, ka përfunduar tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat