Interi kundër Juventusit

Futboll

Interi kundër Juventusit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:21
Kristjan Asllani

Interi do të luajë sonte në mbrëmje gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Juventusit, teksa trajneri Inzaghi me shumë mundësi do të lërë disa futbollistë pushim.

Ndryshimet në formacion nuk do të mungojnë, me Kristjan Asllanin që pritet të përfitojë dhe të zërë vendin në regji të Brozovic.

“Rast i artë, por dhe kënaqë relative për klubin. Sonte në Torino, në ditën kur Samir Handanoviç duhet të rikthehet në portë, do të jetë radha e Kristjan Asllanit për të marrë frenat e lojës së zikaltërve.

Mesfushori shqiptar në fakt dje u testua nga Inzaghi në vend të Marcelo Brozovic”, raporton Tuttosport.

Këtë sezon me Interin, Asllani është aktivizuar vetëm 568 minuta, në 21 ndeshje në total, ku në pjesën dominuese ka qenë si zëvendësues në minutat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat