Cannavaro për yllin e Milanit: Ishte e mbyllur

Futboll

Cannavaro për yllin e Milanit: Ishte e mbyllur

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:34
Cannavaro

Para se të kthehej në Milano, Zlatan Ibrahimovic ishte gati të transferohej te Napoli. Konfirmimi vjen nga studiot e DAZN ku i ftuar ka qenë Fabio Cannavaro.

Pikërisht ai, ish-kapiteni i Italisë, një mik i madh i suedezit, ka zbuluar prapaskenën: “Historia është shumë e vërtetë, dolëm për një xhiro nëpër rrugët e Napolit me një vespa dhe ai e vlerësoi shumë.

“Ibra është i dashuruar me Napolin dhe ndoshta ka pak keqardhje që nuk ka luajtur në Maradona.

Nga ajo që di dhe çfarë thuhet, De Laurentiis donte ta sillte atë në Napoli, por Gattuso ndaloi negociatat”.

Gjithçka ndodhi në vitin 2020. Gattuso sapo kishte zëvendësuar Ancelotti-n në Napoli.

Ideja e De Laurentiis u shua kur trajneri i ri i Napoli-t ishte i vakët ndaj hipotezës së Ibrës në skuadër.

Kështu suedezi, i cili pas eksperiencës amerikane donte të rikthehej në Itali, pranoi Milan-in me të cilin u kurorëzua kampion i Italisë vitin e kaluar. Por Napoli mesa duket mbetet një nga pendimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat