Interi lufton edhe për 100 milion euro

Futboll

Interi lufton edhe për 100 milion euro

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:55
Zhang

Interi po luan një pjesë të madhe të së ardhmes në këto dy muajt e fundit jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin ekonomik. 

Këtë vit, më shumë se 75 milionë euro do të vijnë nga Champions League, por nëse udhëtimi vazhdon përtej çerekfinaleve, 12.5 milionë të tjera do të shtohen, për të mos përmendur kualifikimin në finale, nga ana tjetër edhe renditja në kampionat do të ndikojë shume dhe në rast të mungesës së vendit të katërt, skenari do të bëhej menjëherë i zymtë.

Çmimet e Europa League në krahasim me ato të Champions-it janë rreth një e treta, ndoshta më pak.

Nga pozicionimi në vendin e dytë tek i katërti, lëvizin 10 milionë euro, ndërkohë që me të pestin lëvizin 12.5 milionë.

Po sipas shifrave të bërë të ditura nga “La Gazzetta dello Sport”, Interi duhet të luftojë edhe për milionat e Kupës. Triumfi në Kupën e Italisë do t’i shtonte edhe 7 milionë euro të tjera, duke e çuar në 100 milionë euro shumën totale për të cilën Interi duhet të luftojë në dy muajt në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat