Vashat e Kosovës U19 e mposhtin bindshëm Qipron

Futboll

Vashat e Kosovës U19 e mposhtin bindshëm Qipron

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës e vajzave në grupmoshën U19 ka shënuar fitore bindëse kundër Qipros.

Kjo përballje ishte e vlefshme për ndeshjen e parë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin B3 për Kampionatin Evropian Euro 2023 që po zhvillohet në Belfast, raporton KosovaPress.

“Dardanet” e reja e mposhtën Qipron me rezultat 4:0, ku ishin dominuese që nga fillimi i ndeshjes, duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren.

Rezultatin e para e zhbllokoi Riga Kallaba në minutën e 23’, kurse epërsinë në 2:0 e thelloi Floriana Haxhiu në minutën e 36’.

Vashat e Kosovës e vazhduan paraqitjen e mirë edhe në pjesën e dytë. Fillimisht, Albulena Guri e thelloi epërsinë në 3:0 në minutën e 76’, kurse fitoren e vulosi Lorita Islami me golin e saj nga penalltia në minutën e 88’.

Ndeshja për Kosovën U19 do të jetë kundër vashave të Letonisë më 7 prill, kurse ndeshjen e fundit do ta zhvillojnë kundër nikoqirit, Irlandës Veriore më 10 prill.

Vashat e Kosovës U19 gjenden në Grupin B3 të Ligës B së bashku me Qipron, Letoninë dhe Irlandën e Veriut.

Rezultati final, 4:0 në favor të vashave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat