Tensione të mëdha Juventusi - Interi! Allegri: Nuk pashë asgjë, por ato 30 sekondat e fundit

Futboll

Tensione të mëdha Juventusi - Interi! Allegri: Nuk pashë asgjë, por ato 30 sekondat e fundit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:27
Pamje nga incidenti

Mbyllet në barazim 1:1 dhe me tension sfida e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventus-Inter.

Në “Allianz Stadium” u zhvilluar një përballje mjaft e ekuilibruar, por që mori “flakë” në fund, pa golit të barazimit të shënuar nga Lukaku me penallti.

Karton i kuq për Lukakun dhe pas përfundimit të takimit edhe për Cuardradon dhe Handanoviqin.

Që në minutën e katërt dha shkëndijën e parë Angel Di Maria me një goditje që shkoi ngjitur me shtyllën.

Kishte pretendime për 11-metërsh nga futbollistët e Interit në minutën e 35, por edhe pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari Davide Massa vijoi lojën.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, me lojën që mori tjetër rrjedhë në minutë në 83-tën kur Cuadrado zhbllokoi rezultatin.

Pikerisht pas sherrit dhe fundit, ka nje gjest të Edin Dzeko-s i cili i drejtohet tifozerisë së Interit në Stadium duke i treguar stemën zikaltër në fanellë.

Një gjest që ka bërë bujë në rrjetet sociale në një ndeshje e cila ka qenë e dyluftuar për e tensionuar gjithashtu.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, ka folur per Sportmediaset pas ndeshjes: “Ishte e ekuilibruar si ndeshje dhe mendoj se me rastet tona dhe të atyre, barazimi 1:1 ështeëi drejtë.

Bën pjesë e futbollit edhe kjo gjë, ashtu si tensioni në fund.

Me vjen keq që 20 sekonda nga fundi shkaktuam penallti dhe i dhamë mundësi të barazonin, sepse e kishim të menaxhuar ndeshjen.

Sherri në fund?

Nuk pashë asgjë, sepse pas golit të Lukakut ika në dhomat e zhveshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat