Kupa e Kosovës, sot luhen dy gjysmëfinalet

Futboll

Kupa e Kosovës, sot luhen dy gjysmëfinalet

Më: 5 prill 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Kupa e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e gjysmëfinales së kësaj gare.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 15:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Llapit dhe Gjilanit.

Kampioni aktual i kësaj gare e pret skuadrën e Gjilanit në “Zahir Pajaziti”, me qëllimin që ta fitojë ndeshjen e parë të kësaj gjysmëfinaleje, dhe ta ketë më të lehtë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Gjilan.

Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja tjetër mes skuadrës së Vushtrrisë dhe asaj të Prishtinës.

Prishtina në krye me Debatik Currin synon ta evitojë befasinë në këtë përballje, dhe ta mposht si mysafire skuadrën e Vushtrrisë.

Kupa e Kosovës – Gjysmëfinalja

15:00 KF Llapi – Gjilani

15:00 KF Vushtrria – Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat