De Laurentiis: Më ofruan 2.5 miliardë euro për Napolin

Futboll

De Laurentiis: Më ofruan 2.5 miliardë euro për Napolin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:17
Aurelio De Laurentiis

Aurelio De Laurentiis, president ii Napolit, mori një ofertë mbresëlënëse për të shitur “Filmauro”, kompania që zotëron Napolin, por ai refuzoi.

Numri një i klubit e zbuloi këtë gjë në periferi të një eventi në Milano.

Një vit më parë më ofruan 2.5 miliardë për Napolin dhe pyeta veten nëse kam nevojë për ato para.

Duhet të kisha blerë një ekip në Angli, por kam Napolin.

A ka ndonjë vlerë Napoli? Është një “lodër” e familjes De Laurentiis prandaj nuk shoh arsye ta shesim derisa të lodhemi”, është shprehur president ii Napolit.

Klubi Italian është duke befasuar me performancën e tyre këtë sezon, kur janë pothuajse fitues të kampionatit Italian dhe ndodhen në çerekfinalen e Champions Laegue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat