Shkëndija zhgënjen! Në finale takohen shqiptarët dhe maqedonasit

Futboll

Shkëndija zhgënjen! Në finale takohen shqiptarët dhe maqedonasit

Nga: K. G. Më: 5 prill 2023 Në ora: 17:11
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës ka zhgënjyer tifozët e saj, duke pësuar humbje me penallti me rezultat 4:3 nga Makedonija GP, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Nuk kemi finale shqiptare, pasi që tetovarët u eliminuan.

Makedonija GP kaloi në epërsi me golin e futbollistit Lizhina në minutën e 12-të, ndërsa Shkëndija e ka barazuar me Milev në minutën e 65-të. 

Penalltitë ishin të kobshëm për kuqezinjtë.

Në finale do të takohen skuadra shqiptare Struga Tim Lum dhe ajo maqedonase Makedonija GP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat