Xavi tremb Real Madridin

Futboll

Xavi tremb Real Madridin

Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:19
Barcelona

Trajneri i Barcelonës do të duhet të vendosë nëse do të luajë me katër mesfushorë sonte në mbrëmje apo do të vërë bast për të luajtur me tre sulmues.

Opsioni i parë ka më shumë prioritet, pasi ka rezultuar pozitiv së fundmi kundër Realit të Madridit. Nëse zgjedh këtë opsion, Frank Kesi pritet ta nisë titullar së bashku me Bukstesin, Serxhi Roberton dhe Gavin.

Faktori Kesi ka qenë shumë i rëndësishëm në “Klasiket” e fundit për Barçën dhe mund të vazhdojë të jetë i tillë edhe në takimin që do të përcaktojë finalistin e dytë të Kupës së Mbretit.

Ai ishte protagonist në suksesin e takimit të vajtjes (autogol i Militaos) si dhe në takimin e kampionatit ku shënoi golin e fitores 2-1.

Një ogur i mirë për Barçën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat