Skuadra shqiptare në finale të Kupës së Maqedonisë! Neziri: Falënderojmë Zotin e madh

Futboll

Skuadra shqiptare në finale të Kupës së Maqedonisë! Neziri: Falënderojmë Zotin e madh

Nga: K. G. Më: 5 prill 2023 Në ora: 20:48
Mexhit Neziri

Festë në Strugë! Struga Trim Lum është në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struganët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Sileksit të Kratovës. 

Futbollisti Mexhit Neziri tha se është i lumtur për golin dhe kualifikimin.

“Jam i lumtur për golin e dhënë, më e rëndësishme është që ekipi u kualifikua në finale për herë të parë. Mendoj se me meritë u kualifikuam, pasi ishim dominues gjatë gjithë ndeshjes.

Pa dyshim se ky është goli më i rëndësishëm në karrierën time, edhe pse dihet se neve mbrojtësit nuk shënojmë edhe aq shpesh. 

Falënderojmë Zotin e madh që na ka shpërblye në çdo ndeshje, shpresojmë kështu të jetë deri në fund dhe të dalim fitues në të dyja frontet”, tha Neziri për faqen zyrtare të klubit strugan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat