Fton Messin në Amerikë

Futboll

Fton Messin në Amerikë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:34
Beckham e Messi

Transferimi në Amerikë mbetet një mundësi konkrete për sulmuesin argjentinas Lionel Messi, kontrata e të cilit me PSG skadon në fund të këtij sezoni.

Rinovimi i saj duket një mision i vështirë, duke parë pakënaqësitë që kanë të gjitha palët, përfshi edhe tifozët.

“Pleshti” dëshiron të rikthehet te Barcelona, por vështirësitë financiare që ka klubi katalanas e ndërlikojnë këtë transferim. Për këtë arsye, oferta që vjen nga skuadra e Inter Miami, ku pronar është David Beckham duket mjaft interesante.

Skuadra amerikane është gati t’i ofrojë Lionel Messit një kuotë aksionesh për ta bindur të transferohet në Amerikë këtë verë.

Pra, sulmuesi argjentinas nuk do të jetë vetëm lojtar por edhe pronar me një sasi kuotash. Një ofertë e veçantë dhe mjaft intersante që Bekam ka për Messi, për ta bindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat