‘Mbretërit’ rivalizojnë Liverpoolin për Mount

Futboll

‘Mbretërit’ rivalizojnë Liverpoolin për Mount

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:56
Mason Mount

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është i interesuar për mesfushorin e Chelseat, Mason Mount.

‘Los Blancos’ sipas medieve spanjolle, kanë hyrë në garë për mesfushorin e londinezëve Mount, i cili prej kohësh në ‘radarin’ e Liverpoolit.

Skuadra ‘merenguese’ mesfushorin e ‘Bluve’ të Londrës e sheh zëvendësues ideal për Eden Hazard dhe Marco Asension, të cilët në fund të këtij sezoni, priten të largohen nga ‘Bernabeu’.

Krerët e Realit janë duke u përgatitur të nisin negociatat me Chelsean për Mount.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat