Boehly i uron mirëseardhjen Lampard: Mbetemi në kërkim të trajnerit

Futboll

Boehly i uron mirëseardhjen Lampard: Mbetemi në kërkim të trajnerit

Më: 6 prill 2023 Në ora: 16:03
Boehly e Lampard

Chelsea zyrtarizoi marrëveshjen me trajnerin Frank Lampard i cili zëvendësoi Graham Potter.

Ky i fundit zhgënjeu me rezultatet në krye të skuadrës dhe në këtë formë, presidenti Todd Boehly vendosi t’i besonte deri në fundin e sezonit Lampard, një personazh që ambientin e Chelseat e njeh mirë pasi ka shërbyer si lojtar, por edhe si trajner.

Numri një i klubit londinez, i uroi mirëseardhjen Lampard, por theksoi se klubi do të vijojë punën për të gjetur trajnerin e sezonit të ri.

“Jemi shumë të lumtur që bashkohemi sërish me Lampard, i urojmë mirëseardhjen. Lampard është një legjendë e këtij klubi.

Ndërkohë, që ne vazhdojmë punën për të gjetur trajnerin e ri, duam t’i dhurojmë tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm deri në fundin e sezonit.

Duam që skuadra të ketë mundësinë për të pasur sukses dhe Lampard ka karakteristikat dhe kualitetin për të cilin kemi nevojë”, u shpreh Boehly.

Kujtojmë se pretendentët kryesorë për të marrë drejtimin e Chelseat sezonin e ardhshëm janë Luis Enrique, Antonio Conte, Julian Nagelsmann apo edhe Mauricio Pochetino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat