Cassano: Futbolli i Mourinhos është bosh

Futboll

Cassano: Futbolli i Mourinhos është bosh

Më: 6 prill 2023 Në ora: 19:20
Cassano e Mourinho

Futbollisti i famshëm italian Antonio Cassano në të kaluarën ka kritikuar sërish Jose Mourinhon.

“Trajneri i Lazios [Sarri] e do futbollin dhe punën e tij, por trajneri i i Romës [Mourinho] nuk kujdeset për futbollin. Sarri luan futboll të madh, futbolli i Mourinhos është bosh.

Mourinho është vetëm një film.

Unë as nuk e di se si arrin rezultate te Roma”, tha Cassano për Bobo TV.

Shtojmë se kontrata aktuale e Jose Mourinhos me Romën llogaritet deri në mesin e vitit 2024. Skuadra aktualisht është e pesta në renditjen e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat