Federata prezanton masat e ashpra

Futboll

Federata prezanton masat e ashpra

Më: 6 prill 2023 Në ora: 21:43
Pamje nga stadiumi i Feyenoordit

Episodet e dhunshme të regjistruara në Klasiken e Holandës mes Feyenoordit dhe Ajaxit në gjysmëfinale të Kupës shkaktuan një skandal të madh.

Fillimisht, përdorimi masiv i tymueseve detyroi zyrtarët të pezullonin ndeshjen më Klassen u godit fort me një çakmak (i shkaktoi gjakderdhje).

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës Holandeze të Futbollit, e cila ka lëshuar një deklaratë zyrtare të firmosur nga drejtoresha Marianne Van Leeuwen, ku thuhet: “Mbrëmë të gjithë pamë një ngjarje skandaloze dhe një lojtar që nuk ishte i sigurt në fushë.

Fatkeqësisht, ky nuk është një rast i izoluar. Këto sjellje janë për t’u dënuar dhe nuk konsiderohen normale, por kjo nuk mjafton për KNVB-në. Të gjithë duhet të jemi në gjendje të kryejmë punën tonë në mënyrë të sigurtë në çdo kohë, prandaj ne po prezantojmë masa më të rrepta:

– Nëse objektet hidhen në fushë, gjyqtari ndalon lojën dhe kthehet në dhomën e zhveshjes me skuadrat. Nëse gjatë rifillimit të lojës hidhen objekte të tjera, gjyqtari e braktis lojën përgjithmonë.

– Nëse një lojtar ose arbitri goditet nga objektet e hedhura nga turma, gjyqtari vendos të pezullojë ndeshjen menjëherë.

– Nëse një tifoz pushton fushën, gjyqtari ndërpret lojën dhe skuadrat kthehen në dhomat e zhveshjes. Nëse një pushtues tjetër hyn pas rinisjes, gjyqtari e ndalon lojën përgjithmonë.

– Nëse një tifoz pushton fushën dhe sulmon një lojtar ose një gjyqtar, vjen ndërprerja e menjëhershme e ndeshjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat