Shpendi nuk ndalet!

Futboll

Shpendi nuk ndalet!

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:36
Shpendi

Sulmuesi Stiven Shpendi, është shndërruar në një lider te skuadra e Çezenës në Serinë C italiane.

Talenti shqiptar nuk ka të ndalur me protagonizmin e tij, teksa mbrëmjen e sotme realizoi golin e 12-të në 27 ndeshje në kampionat, ndaj San Donato, që përfundoi me rezultatin 1-6 në favor të bardhezinjve.

Në minutën e 48-të, talenti 19-vjeçar rrëmbeu skenën në duelin e zhvilluar në transfertë, teksa pas një shpërthimi nga mesfusha, shmangu bukur kundërshtarët, u fut në zonë dhe përshëndeti rrjetën.

Një gol me mjaft klas, që e ngre sërish Stiven Shpendin në piedestal.

Talenti shqiptar nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 62-të asistoi edhe te goli i katërt i shënuar nga Bumbu. Ndërkohë për sa i përket binjakut tjetër, Kristian Shpendi, ai u aktivizua në minutën e 67-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat