Hajnat “sulmojnë” shtëpinë e Messit në Barcelonë

Futboll

Hajnat “sulmojnë” shtëpinë e Messit në Barcelonë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:36
Pamje kur hajnat futen në shtëpi të Messit

Mbrëmë, disa persona me kapuç kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e Lionel Messit (lojtar i Paris Saint-Germain), në Barcelonë.

Sipas “Antena 3”, e cila kishte akses në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, disa hajnat, të veshur me të zeza dhe me maska, u hodhën nga muri dhe u futën në lëndinën e shtëpisë së sulmuesit argjentinas.

Ata u përpoqën të hapnin dyert dhe dritaret, por dështuan. 

Më pas ata vendosën të largoheshin nga vendi i ngjarjes para se të arrinte policia spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat