Osimhen drejt rikuperimit

Futboll

Osimhen drejt rikuperimit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 12:39
Osimhen

Asnjë minutë Leçe për Viktor Osimhenin, i cili duhet të shihet sërish në fushë gjatë çerekfinales së parë të Champions-it kundër Milanit.

“Nesër (sot) nuk ka mundësi, le të shkojmë në javën në vijim me planifikimin e punës – tregoi në konferencën për shtyp Luciano Spalletti.

Nga pikëpamja e planifikimit, ka shumë opsione për garën e ardhshme, por duhet të presim zhvillimin praktik të punës”.

Edhe pse përpara është ndeshja e sotme në orën 19:00, trajner i Napolit iu rikthye duelit ndaj kuqezinjve.

“E dimë që Milani mbërriti në ndeshjen ndaj nesh me frikën e humbjes, ndërsa ne zbritëm në fushë me besimin se mund të ishte një ndeshje plotësuese ndaj Champions-it. Kjo bëri diferencën në motivimet e ndeshjes”.

 Napoli kërkon të kthejë menjëherë faqe pas humbje së “Maradonës”.

“Pasi folëm qetësisht për atë që ndodhi, e dimë shumë mirë se tani e tutje do të jenë të gjitha beteja të vështira për të fituar për të sjellë në shtëpi titullin. Për sa kohë që jemi vetëm një pikë larg matematikës, nuk do të kemi bërë asgjë.

Pastaj nevojitet edhe të bëjmë stërvitje, e meqë po flasim për disa disfata është e qartë se nuk mund të fitosh gjithmonë”, sqaroi 64- vjeçari.

Në këto kushte, ndeshja ndaj Leçes i lejon kryesuesve të Serisë A që të rifillojnë menjëherë rrugëtimin e tyre dhe të afrojnë ëndrrën e titullit.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe dimë si ta përballojmë. Performanca e nevojshme në këto raste, pas një disfate, është plot përmbajtje, ku çdo mendim duhet të drejtohet në të mirën e skuadrës.

Na duhen edhe 15 pikë të cilat do t’i tentojmë në 5 ndeshjet e radhës, ndaj ndihem edhe si samurai i fundit. E sigurt që nuk do të mendojmë për Milanin dhe çerekfinalen e së mërkurës”, përfundoi Spaleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat