Tremb Bayernin

Futboll

Tremb Bayernin

Më: 7 prill 2023 Në ora: 16:28
Pavard

Vendosja e trajnerit të ri në krye të Bajernit ka nxjerrë problemet “e vjetra” në Mynih, fjala është për Bezhamë Pavard.

Tomas Tuhel e ka pozicionuar sërish Pavarin në krahun e djathtë, ndryshe nga sa veproi së fundmi Julian Nagelsman, duke e aplikuar nga qendra me sistemin me 3 mbrojtës.

Kaq ka mjaftuar që “Sport Bild” të pohojë se transalpini po mendon largimin nga Mynihu. Barcelona dhe Mançester Junajtid qëndrojnë në majën e klubeve të interesuara për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Tashmë radha i takon drejtueseve të Bajernit për të reaguar, nëse mbrojtësi shikohet si pjesë e rëndësishme në planet e Tuhelit apo ai do të ndërrojë ambient duke nisur nga sezoni i ri.

Kontrata me bavarezët skadon në verën e vitit 2024 dhe vlerësohet 35 milionë euro sipas mediumit ekspert “transfermakt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat