Vjen momenti i Kristjan Asllanit

Futboll

Vjen momenti i Kristjan Asllanit

Më: 7 prill 2023 Në ora: 16:28
Kristjan Asllani

Vjen momenti i Kristjan Asllanit. Pas shumë ndeshjesh në pankinë, mesfushori kuqezi do të niset nga minuta e parë në transfertën që Interi do të luajë ndaj Salernitanës në orën 17:00.

Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur t’i besojë pikërisht atij çelësat e mesit të fushës, teksa në krah të numrit 14 shqiptar do të luajnë Mkhitaryan e Barella.

Tekniku zikaltër ka vendosur të lërë pushim disa prej titullarëve si Dimarco, Bastoni, Brozovic, Lautaro e Dzeko, duke qenë se të martën do të luajnë në transfertën e vështirë ndaj Benficës në Portugali.

Megjithatë edhe sfida ndaj Salernitanës mbetet mjaft e rëndësishme për zikaltrit, që kanë regjistruar disa rezultate negative radhazi dhe rrezikojnë të mbeten jashtë zonës Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat