Të çmendur pas Kvaratskhelias

Futboll

Të çmendur pas Kvaratskhelias

Më: 7 prill 2023 Në ora: 17:41
Kviça Kvaratskhelia

Kviça Kvaratskhelia ndoshta nuk do të duket aq melodioz sa emri Diego Armando Maradona, por për tifozët napolitanë duket se po fillon të tingëllojë njëlloj.

Mania për t’i vënë fëmijëve emrin e legjendës argjentinase shpërtheu që kur Maradona udhëhoqi Napolin drejt sukseseve historike në fundin e viteve ’90, teksa duket se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me gjeorgjianin, ndonëse emri i tij është paksa më i ndryshëm.

Në Napoli raportohet se ka që tani një bebe të vogël që mban emrin e tij. Bebja i lindur më 31 mars nga Armando dhe Klara, tifozë të çmendur të Napolit, ka marrë emrin Daniele Kviça, për të nderuar pikërisht gjeorgjianin i cili me magjitë e tij po ndihmon skuadrën drejt një tjetër titulli kampion e për më tepër, edhe në Ligën e Kampioneve.

“Jemi të dy tifozë të Napolit dhe siç mund të shihet edhe nga emri im, edhe babai ishte.

Kam lindur në vitin 1986 ndaj prindërit e mi më vendosën emrin e Dieho Armando Maradonës”, shpjegoi Armandi, babai i fëmijës së vogël i cili kësisoj ka ruajtur traditën familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat